E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhixhi Bufon fiton çmimin “Lev Jashin”

Portieri i Italisë, Xhanluixhi Bufon fitoi cmimin "Lev Jashin" si portieri më i mirë në finalet e Kupës së Botës 2006. Ylli i Juventusit është pasuesi më i denjë i portierëve legjendarë si belgu Mishel Pred'om, portierit shpërthyes francez Fabien Bartez dhe gjakftohtit gjerman Oliver Kahn, fitues respektivë në vitet 1994, 1998 dhe 2002.
Bufon tregoi një formë të shkëlqyer gjatë gjithë turneut, një formë që ai ka përsosur cdo ditë që nga debutimi i tij i parë në moshën 17 vjec. Bufon ishte një nga lojtarët më solidë të përfaqësues së tij dhe dy golat e pësuar nga Italia në portën e Bufon u shënuan nga autogoli i Kristian Zakardos dhe penalltia e shënuar nga Zinedin Zidan.
Bufon është krahasuar nga shtypi italian me legjendën Dino Zof, heroi i Italisë në Kupën e Botës 1982.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›