Brazili, fitore me5 gola ndaj Tanzanisë
BRAZIL- Brazili ka zhvilluar miqësoren e fundit përpara startit të Kupës së Botës, duke mposhtur 5-1 Tanzaninë, një rival tepër i lehtë për 5 herë kampionët e botës. Një gol me gjoks për Kakanë, një konfirmim për formën e shkëlqyer të Robinjos që shënoi 2 gola si edhe për mesfushorin e Benfikës Ramires, autor i një dopiete edhe ai. Brazili në fakt luajti me ritme të ulta dhe fitoi lehtësisht, ndërkohë që Dunga konfirmoi formacionin e preferuar të tij, me Lusion e Huan në qendër të mbrojtjes, Maikon në të djathtë, Bastos në të majtë dhe Xhilberto Silvën e Felipe Melon para tyre. Në mesfushë, Elano, Kaka e Robinjo luajtën pas pykës së vetme Luis Fabiano, ndërkohë që në portë ishte Heurelio Gomesh, i cili zëvendësoi Zhulio Sezarin e dëmtuar. Pavarësisht se disa nga të futurit në pjesën e dytë luajtën më mirë, Dunga ndërkohë duket i bindur që të luajë me këtë formacion. Kaka dje luajti për 90 minuta dhe përpos golit, ende nuk është në kondicionin optimal.
Anglia
Anglia e Fabio Kapelos ka luajtur sot miqësoren e fundit përpara nisjes së Botërorit, duke mundur 3-0 Platinum Stars, një skuadër e kategorisë së parë në Afrikën e Jugut. Zhermen Defo, Xho Kol e Uejn Runi ishin autorët e golave për “Tre Luanët”. Vendasit humbën një penallti pas faullit të Glen Xhonson, megjithatë Anglia fitoi me shumë lehtësi. Ndeshja i dha disa indikacione Fabio Kapelos në lidhje me skuadrën që do të luajë në Kupën e Botës, sidomos përsa i përket portës dhe sulmit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)