E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Sisoko,shqetësohet Ranieri

Në shtëpinë e Juventusit rikthehet sërish alarmi i të dëmtuarëve. Nuk ka pasur as kohë për të shijuar rikthimet pas dëmtimeve të disa lojtarëve si Thiago ,Poulsen e Camoranezi sepse trajneri Klaudio Ranieri është i preokupuar.Këtë herë i ka takuar malianit Momo Sisoko të dëmtohej. Ish mesfushori i Liverpoolit ka pësuar një dëmtim në këmbë që në ndeshjen kundër Napolit por me Katanian kishte luajtur rregullisht. Një ekografi e bërë ka përjashtuar fraktura por dhimbja ekziston dhe lojtari është në dyshim të fortë për ndeshjen kundër Sampdorias të dielën në Olimpiko të Torinos. Numri një i pankinës së Zonjës së Vjetër është i shqetësuar sepse edhe ndeshjet e Champions League po afrojnë dhe ai duhet të mendojë edhe për Chelsean. Operacioni për të përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme ka filluar edhe pse mungojnë dy javë nga ndeshja e parë e një të teatve të Champions League. Ndërkohë që në shtëpinë bardhezi po përpiqen që të rekuperojnë mesfushorin Klaudio Markizio. Nga pikëpamja numerikë Ranieri ka mesfushorë në dispozicion sepse sapo ka rekuperuar Poulsen dhe Thiago por Momo Sisoko është një lojtar shumë i rëndësishëm në mesin e fushës.Ndërkohë tekniku ngushëllohet me dy rikthime të mëdha Camoranezi dhe Buffon. Argjentinasi në Katania ka lënë të nënkuptohet se sa vendimtar është ndërsa për Gigin nuk ka më dyshime për rëndësinë e tij në fushën e lojës. Pritet rikthimi i Trezeguet ndërsa ka frikë për mbrojtjen sepse pjesa më e madhe është e impenjuar me Kombëtaret.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›