Haan:Jemi këtu për fitore
Trajneri i Kombëtares Shqiptare holandezi Arie Haan ka deklaruar: Jemi këtu për të fituar dhe sulmuar.Skuadra do të luajë futboll të mirë dhe do të aplikojmë plotësisht lojë sulmuese. E di shumë mirë që maltezët mund të jenë të rrezikshëm pasi këtë e kemi parë edhe në ndeshjen e fundit në Tiranë.Holandezi është shprehur me bindje se të grumbulluarit e tij do ti zëvendësojnë më së miri mungesat e Altin Lalës dhe Lorik Canës. Holandezi është shprehur se dëshiron të fitojë për të festuar më pas për një muaj të tërë vendin e parë në grup.