Gilman Lika, surpriza e Ari HanitShkodrani, i cili luan në radhët e Hacettepe në Turqi, së fundi është shndërruar në beniaminin e trajnerit holandez. Lika luajti një pjesë loje kundër Azerbajxhanit (1-1) dhe e kënaqi Hanin me performancën e tij

Mesfushori Gilman Lika pritet të jetë surpriza e madhe e Ari Hanit në ndeshjen kyçe kundër Maltës. Shkodrani, i cili luan në radhët e Hacettepe në Turqi, së fundi është shndërruar në beniaminin e trajnerit holandez. Lika luajti një pjesë loje kundër Azerbajxhanit (1-1) dhe e kënaqi Hanin me performancën e tij.
Përfundimisht Hidi është në katërkendëshin kuqezi (Malta do të jetë ndeshja e tij e 8-të ndërkombëtare), ndërkohë që mbrojtja me katër lojtarë është e tëra për Dallkun (në të djathtë), Beqirin (në qendër) të mbështetur nga Curri (po në qendër) e Agollin në të majtë (Vangjeli në bankinë).
Mesfusha shqiptare në zonën difensive të saj, në mungesë të Canës e Lalës, do të ketë shërbimet e Bulkut e Vrapit (një tjetër i preferuar i Hanit), ndërkohë që në pjesën ofensive të saj janë Lika në të majtë, Duro në të djathtë.
Ervin Skela do të jetë si zakonisht në rolin e krijuesit, ndërkohë që Bogdani pritet të jetë “violina e parë” në zonën e vogël malteze.
FORMACIONI I MUNDSHËM
Shqipëria : 4-4-1-1
Porta: Hidi
Mbrojtja: Dallku, Beqiri, Curri, Agolli
Mesfusha: Duro, Bulku, Vrapi, Lika
Mesfushor sulmues: Skela
Sulmues: Bogdani
SHQIPERIA
Portiere- Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta - QIP), Isli Hidi (Alki Larnaca - QIP), Samir Ujkani (Palermo - ITA)
Mbrojtes - Andi Lila (KF Tirana), Armend Dallku (Vorskla Poltava - UKR), Debatik Curri (Vorskla Poltava - UKR), Ansi Agolli (KF Tirana), Kristi Vangjeli (Aris Thessaloniki - GRE), Endrit Vrapi (KF Elbasani), Elvin Beqiri (KF Vllaznia)
Mesfushore - Ervin Skela (Energie Cottbus - GER), Gilman Lika (Hacettepe - TUR), Ervin Bulku (Krivbas Kriviy Rig - UKR), Elis Bakaj (KF Dinamo), Klodian Duro (Omonia Nicosia - CYP)
Sulmues - Erjon Bogdani (Chievo - ITA), Hamdi Salihi (SV Ried - AUT), Xhevahir Sukaj (KF Vllaznia), Besart Berisha (AC Horsens - DAN)
MALTA
Portiere - Justin Haber (Sheffield Utd), Andrew Hogg (Valletta)
Mbrojtes - Andrei Agius (Igea Virtus), Ian Azzopardi (Sliema), Roderick
Briffa (Valletta), Luke Dimech (Valletta), Clayton Failla (Hibs), Alex
Muscat (Sliema), Brian Said (Marsaxlokk)
Mesfushore - Gilbert Agius (Valletta), Shaun Bajada (Birkirkara),
Andrew Cohen (Hibs), Ryan Fenech (Hamrun), Kevin Sammut (Marsaxlokk),
Andre Schembri (Carl Zeiss Jena)
Sulmues - Michael Mifsud (Barnsley), Jean Pierre Mifsud Triganza (Birkirkara), Terence Scerri (Hibs)
E Merkure, 11 Shkurt 2009