Kaka mund të luajë në derbi
Derbi i Madoninës po afron dhe administratori i deleguar i kuqezinjve Adriano Galiani i intervistuar nga Sportmediaset bën një bilanc të gjëndjes. Galiani shprehet se ai po e jeton shumë qetë javën që të çon te derbi i së dielës kundër Interit. Sipas numrit dy të shoqërisë kuqezi problemet në kampin milanist kanë ardhur më parë që në ndeshjen me Regginën ku u dëmtua braziliani Kaka dhe ndeshja doli në barazim. Galiani shprehet se diferenca e pikëve që e ndan Milanin nga Interi është e gjitha nga rezultatet jo positive që ka arritur Milani me skuadrat e vogla. Po numëroj 5 të fundit të klasifikimit shprehet Galiani,sin e ashtu edhe zikaltërit kemi luajtur 7 ndeshje.Interi ka marrë 19 pikë ndërsa ne vetëm 12 të tilla.Kur e pyesin administratorin kuqezi se çfarë admiron te Interi ai përgjigjet se admiron aftësinë e zikaltërve për të qënë një ekip pa shumë luhatje. Ndërsa sipas Galianit kur Mialni luan mirë ka një lojë të mrekullueshme dhe kjo është ajo që duhet të afmirojë Interi te kushurinjtë. Galiani thotë se edhe Kupa Uefa është një objektiv i kuqezinjve por objektivi primar është fitimi i titullit kampion për të cilin do të luftojnë deri në fund. Ndërkohë duket sikur ka ndodhur mrekullia për brazilianin Kaka i cili është ngritur dhe ka ecur dhe sot do të jetë një ditë vendimtare për të parë nëse Riki do të mund të luajë në derbi apo jo.