Mediu apel për bashkim
Berat (Start)-Bindja ime është që ne patjetër të bashkohemi brenda vetes tonë si e djathtë, pa hezitim, pavarësisht nga debatet, konjukturat, pavarësisht nga individët e ndryshëm dhe qejf mbetjet, pavarësisht nga idetë e ndryshme për të gjetur atë që është më racionale. Kështu ka deklaruar nga Berati Kryetari i Partisë Republikane gjatë mbledhjes së Asambleve Rajonale të Partisë. Sipas tij, të gjitha subjektet e djathta duhet të bashkohen për të pasur me vete qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i PR-së u ndal edhe te progres-raporti vjetor i KE-së për Shqipërinë duke e konsideruar atë një raport të rëndësishëm që monitoron të gjitha zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale. "Ne kemi mundësi të përfitojmë nga eksperienca europiane për të rritur standardet tona dhe të bashkëqytetarëve tanë për të ecur së bashku edhe në zgjedhjet e 2009”, tha ai