E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruktohet rruga ‘Xhemal Tafaj’ Basha: Pyetjet për kreun e PD, në vende të tjera

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha gjatë rikonstruksionit të rrugës “Xhemal Tafaj”, në njësinë numër 8 Tiranë ka preferuar ti shmanget pyetjes mbi kreun e PD-së, temë me e nxehtë e ditës.

“Këtu jemi për punët e Bashkisë dh kur të kemi pyetje politike do kemi vende të tjera”, tha Basha. 

Basha duke iu referuar rikonstruksionit premtoi se Bashkia e Tiranës do të mbetet e përkushtuar për transformimin e kryeqytetit.

“Mbetem i përkushtuar për të vijuar punën në shërbim të qytetarëve të Tiranës, në cdo cep të qyteti të Tiranës në cdo kohë. Sic vizitojmë sot këtë bllok do shohim të tjera punë të mira, Bashkia e Trianës, mbetet e përkushtuar për transformimin e qytetit|”, u shpreh Basha. 

Segmenti rrugor ‘Xhemal Tafaj’ ka një gjatësi 444m gjerësi variabël 4 m deri në 7m në dy anët e trotuarit. Vlera e investimit është 23.8 milion lekë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›