Tiranë-Elbasan, ulet distanca, por jo çmimi i biletës, udhëtarët të irrituar
Prej datës 17 Qershor, me inaugurimin e tunelit Tiranë-Elbasan, distanca ndërmjet dy qyteteve u shkurtua ndjeshëm, ndërsa çmimi i biletës së transportit ndërmjet dy qyteteve ka mbetur i pandryshuar.
Autostrada edhe pse ende e papërfunduar shkurton ndjeshëm distancën ndërmjet Tiranës dhe Elbasanit jo vetëm distancën kohore por edhe atë kilometrike. Përfituesit në këtë rast padyshim që duhet të jenë udhëtarët, por po ndodh krejt e kundërta në këtë rast përfituesit e vërtetë janë drejtuesit e furgonave që bëjnë transportin e pasagjerëve.
Çmimi i biletës prej 300 Lekësh vijon të jetë i pandryshuar edhe pas hapjes së rrugës së re.
Udhëtarët të irrituar shprehen se mbi ta po abuzohet dhe për këtë duhet të ndërhyjnë instancat përkatëse.
Nga ana tjetër shoferët e justifikojnë mosndryshimin e çmimit me pretendimin se rruga e re do të mbyllet sërish për të vijuar punimet në pjesën e papërfunduar të autostradës Tiranë-Elbasan.
(a.k/BalkanWeb)