E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili niset drejt Londer 2012

Tifozët brazilianë janë grumbulluar në Rio De Zhaneiro për të përshëndetur përfaqësuesen olimpike të futbollit që është nisur drejt Londrës, me objektivin për të fituar medaljen e parë të artë në histori në Lojërat Olimpike.

Yjet si Nejmar i Santosit, Aleksandre Pato i Milanit, apo Tiago Silva i Paris Seint Zhermen e bëjnë “seleçaon” pretendente për të fituar turneun e futbollit në “Londër 2012”, ndërsa rivali i tyre më i madh pritet të jetë përfaqësuesja e Spanjës.

Brazili ka qenë fare pranë triumfit në Olimpiadë, por latinët janë mposhtur në finalet e edicioneve 1984 dhe 1988 të Lojërave Olimpike. Skuadra e drejtuar nga Mano Menezes do të luajë në fazën e grupeve kundër Egjiptit, Bjellorusisë dhe Zelandës së Re.

Brazilianët do të kërkojnë të thyejnë mallkimin olimpik, pasi nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë medaljen e artë në futboll në 13 tentativat e mëparshme që prej vitit 1952. Në letër ata mbeten favoritë, por së fundmi ambienti është tronditur nga debati me aromë derbi të Madoninës.

Në fakt, në stërvitjet përpara nisjes drejt Londrës, Aleksandre Pato është tensionuar me mbrojtësin e ri të Interit, Huan Hezus, pas një ndërhyrje të këtij të fundit gjatë një ndeshje brenda skuadrës. Pato nuk i ka kursyer fjalët e rënda ndaj shokët të skuadrësm, pavarësisht se Huan Hezus i kërkonte falje, ndërsa mes nervozizmit, sulmuesi braktisi seancën stërvitore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›