Lojtari Europian i vitit
UEFA ka publikuar listën e madhe me 32 emra që janë në garë për t’u shpallur “Lojtari Europian i Vitit”. Ashtu si edhe pritej, lista dominohet nga futbollsitët e përfaqësueses spanjolle. Në total janë 9 futbollistë iberikë që konkurrojnë për çmimin kontinental, ku tetë prej tyre kanë luajtur në skuadrën e drejtuar nga Visente Del Boske që triumfoi në Euro 2012.
Duke nisur nga porta ku ndodhet kapiteni Iker Kasijas, e për të vazhduar me Sergio Ramos, Shabi Alonso, David Silva, Sesk Fabregas, Andres Iniesta, Ksavi Hernandez dhe fituesin e “Këpucës së Artë” në Poloni dhe Ukrainë, Fernando Torres.
Dominimi spanjoll konfirmohet edhe përsa i takon kampionatit. Përveç gjashtë prej lojtarëve të “Furisë së Kuqe” që militojnë në La Liga, nga aktiviteti elitar në Spanjës mes kandidatëve janë edhe Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Fabio Koentrao, Pepe, Radamel Falkao dhe Mesut Ozil.
Emra të tjerë në listën për “Lojtarin e Vitit” në “Kontinentin e Vjetër” janë italianët Xhanluixhi Bufon e Mario Baloteli, Uejn Runi, Luka Modriç, Serxho Aguero, Didië Drogba, Raul dhe Zlatan Ibrahimoviç.
Fituesi i çmimit si më i miri në Europë, do të zbulohet në ceremoninë e UEFA-së që do të zhvillohet më 30 gusht në Monako, në ditën kur do të hidhet edhe shorti për fazën e grupeve në Champions League.