Modric e do vetëm Realin

E përditshmja sportive spanjolle ‘Marca’ shkruan se Luka Modric e ka refuzuar ofertën për dyfishimin e rrogës, të propozuar nga skuadra e tij, Tottenham.
Prapa këtij refuzimi fshihet interesimi i Real Madridit, që është shumë serioz këtë verë.
‘Marca’ shkruan se Spurs e kanë refuzuar ofertën e parë të madrilenëve prej 35 milionë eurove, ndërsa presin një ofertë më të majme në ditët në vazhdim. Oferta e Tottenhamit për lojtarin thuhet të jetë 6,4 milionë euro në sezon, karshi 3,2 sa merr aktualisht. Ndërkaq, në Santiago Bernabeu, përfaqësuesi kroat mund të paguhet 4,5 milionë euro.