Parejo beson në titull

Dani Parejo e ka shtyrë Valencian që ta bëjë hapin e radhës dhe të triumfojë në La Liga në sezonin 2012-13.
23 vjeçari dëshiron të përmirësohet si lojtar dhe ta ndihmojë ekipin bardh e zi në arritjen e sukseseve. “Shpresoj që Valencia të mund ta fitojë titullin, të cilin mendoj se e meriton. Është sezon i ri, vit i ri, synime të reja. Duhet të luftojmë, të shkojmë përpara dhe me shpresën që të bëjmë sezon edhe më të mirë”, ka thënë Parejo në një intervistë për Marca.
Ai e pranon se në Mestalla pati një sezon të vështirë, por thotë se eksperienca e bëri më të mirë dhe e pranon se ka ende për të mësuar.