Giggs, i gatshëm për eksperiencën olimpike

Kapiteni i Britanisë së Madhe, Ryan Giggs thotë se e tërë skuadra ka përgjegjësi për ta nderuar vendin, në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’.
“Mendoj se secili në skuadër duhet të ketë përgjegjësi. Por, është e qartë se unë si kapiten dhe njëri prej lojtarëve më me eksperiencë, së bashku me Bellamy e Richards, kemi përgjegjësi më të mëdha që të krijojmë atmosferë të mirë në klub. Presim shumë nga kjo eksperiencë në Olimpiadë”, ka thënë futbollisti i Manchester Unitedit, dy javë para fillimit të Olimpiadës.
Në ndeshjen e parë, ekipi i Stuart Pearce do të përballet me Senegalin.