E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili paralajmëron për luftë tregjesh

Ministri brazilian i Financave, Guido Mantega, theksoi se Brazili po përgatit lëvizjet për parandalimin e vlerësimit të mëtejshëm të monedhës së saj.

Ministri theksoi se qeveria e tij do ta ngrejë çështjen në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe në grupin e 20 vendeve më të industrializuara të botës.

Këto komente, Mantega, i bëri gjatë një prononcimi për gazetën  “Financial Times”.

“Kjo është një luftë monedhash që në fakt po kthehet në një luftë tregjesh”, theksoi Mantega në intervistën e tij të parë qëkur Dilma Rousseff mori postin e presidentes së Brazilit me 1 janar.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-01-10 10:01
  [ 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›