E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelimi i prof. Pellumbit...

Pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 dhe deri me sot per krizen politike ne Shqiperi jane harxhuar tonelata me leter kazane me boje dhe mijera ore debate komente dhe deklarata.


Pa buke Sepse prej atehere dhe deri tani situatat dhe ngjarjet duket se perseriten. E teksa kjo rindodh nje shprehje ngacmuese paralelizon ekzaktesisht situaten ne vend Ka ardhur koha qe dikush te ngre krye ka ardhur koha qe dikush te thote Mjaft.


Teksa lexon shkrimin kritik te profesor Servet Pellumbit per politiken shqiptare shprehja ngacmuese i pershtatet rebelimit ndaj klases politike per te treguar se koha erdhi. Perkunder deklaratave diplomatike te SHBA-se apo te BE-se gjithmone eshte kerkuar nje dialog ne kushtet e mungeses se tij. Ka pasur edhe europarlamentar qe jane rebeluar ndaj sjelljes se politikes shqiptare.


Por si ne Shqiperi.. udia me e madhe tri dite zgjat. dokush priste ashtu si profesori qe ne dy seancat e zgjatura qe mbyllen sesionin e vjeshtes te Kuvendit te Shqiperise te gjendej nje zgjidhje.


Pritej arritja e kompromisit historik qe do ti hapte rrugen kapercimit te ngercit politik te zgjatur pa kuptim dhe kryesisht per arsye subjektive por fatkeqesisht nje gje e tille nuk ndodhi. Si shume politikane e analiste edhe une u gabova ne parashikimet e mia duke u shprehur para kesaj me optimizem - shkruan Pellumbi.


Per shume skeptike ky moment ishte nje pasqyre e krizes per disa te tjere nje mundesi e humbur per te nisur mbare Vitin e Ri.


Nje tjeter moment qe duhet theksuar dhe qe eshte pasqyre e asaj qe po ndodh ka te beje me mbledhjen e dyte te komitetit te Stabilizim-Asociimit qe u zhvillua ne Tirane ne muajin nentor te vitit te shkuar eurodeputetja Doris Pack e cilesoi si te patolerueshme nje gjendje e tille dhe shprehu zhgenjimin e saj.


Me te drejte ajo u revoltua dhe shprehu shqetesimin se per 20 vite degjohen te njejtat gjera.


Ajo qe ndodhi ndryshe nga takimet e tjera ku deputetet shqiptare shfaqen me te kujdesshem ishte pasqyre e asaj qe shqiptaret shohin perdite ne sallen e Kuvendit te Shqiperise.
Krahas shqetesimeve politika shqiptare vijon udhetimin e saj neper nje rruge qe fundi nuk i duket.


Te gjitha energjite e harxhuara dem aspak te justifikuara nese do te ishin investuar per permiresimin e sistemit do te sillnin me siguri shume perfitime per vendin. Askush nuk mban pergjegjesi per njerezit qe po perballen me sfida te renda sidomos ekonomike. Ndersa politika i gezohet liberalizimit te vizave shqiptaret shohin xhepat e tyre dhe iu duhet te llogarisin mire ditet deri ne fund te muajit.


Per nje arsye apo nje tjeter askush ne politiken e ketij vendi nuk duket i pergjegjshem per streset dhe hallet e banoreve te tij. Njerezit jane te lodhur te stresuar ne rruge sheh fytyre-ngrysur dhe degjon psheretima deshperimi. Pretendojme per te kapur trenin e radhes per ne Bashkimin Europian por politika jone nuk kap as trenin qe do ti mundesonte nje udhetim te qete dhe pa probleme brenda Shqiperise.


Ne kete pike na ngelet te shpresojme e te shpresojme si ne ato telenovelat me shume seri cdo pjese e te cilave mbyllet me shpresen se serine tjeter gjerat do te rregullohen... Por ne fakt diten tjeter perseritet e njejta gje dhe seriali vazhdon. Mundet vetem te thuhet se kush deshiron te beje dicka e gjen menyren kush sdeshiron te beje gje e gjen arsyen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›