Brazili, zero-tolerancë ndaj huliganizmit

Shteti, që për herë të fundit ishte nikoqir i Botërorit 1950, ka përgatitur një qendër hetuese policore për t’u marrë me rastet e huliganizmit, ka njoftuar sekretarja e çështjeve të brendshme e të sigurisë për Rio, Jose Mariano Beltrame.
Lajmi vjen pas shpërthimit të dhunës mes tifozëve në shkallën e klubeve me 21 përkrahës të Fluminenses të arrestuar të dielën, pas përleshjeve me dy tifozë të skuadrës rivale Vasco de Gama. “Nuk mund të tolerojmë më dhunën, ky nuk është shembull që duam të japim në Kampionatin botëror. Ne duhet të veprojmë me masa të rrepta”, deklaroi Marta Rocha, zyrtare e policisë civile për të përditshmen O Dia. Kolonel lejtnant i policisë, Joao Fiorentini, shpjegoi se 21 të arrestuarit janë vënë prapa grilave “menjëherë pas sulmit”.
Javën e kaluar një tifoz i Vascos, Diego Leal u vra nga përkrahësit e skuadrës rivale Flamengo, kurse në prill një tifoz i Flamengos, Bruno Saturnino u rrah për vdekje nga përkrahësit e rivalit nga Vasco.