Rikthehet Bogdani, ështëai “rreziku” i Del Nerit
ITALI-Erjon Bogdani e ka kaluar javën e skualifikimit dhe do të jetë rregullisht në fushë në takimin e së shtunës kundër Juventusit. Trajneri Masimo Fikadenti, duke parë edhe freskinë fizike të sulmuesit kuqezi, do ta hedhë në fushë nga minuta e parë në këtë takim. Ndaj një skuadre si Juventusi duhet një sulmues i fuqishëm dhe për momentin, i vetmi i tillë që ka Çezena është Erjon Bogdani. Igor Budan nuk ka shkëlqyer në paraqitjet e tij, ndërkohë që Malonga duket larg formës së shqiptarit. Bogdani pritet të jetë rreziku kryesor për trajnerin Xhixhi Del Neri, që në rast se nuk fiton në ndeshjen e së shtunës, me shumë mundësi do të jetë i shkarkuar. Këtë vit, Bogdani i ka shënuar Milanit dhe Interit, dy ekipeve kryesuese të Serisë A.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)