Westerwelle: E ardhmja e Timoshenkos faktor vendimtar për afrimin e Ukrainës me BE
BERLIN - Ministri i Jashtëm gjeman, Guido Westerwelle u shpreh prerazi sot në Berlin mbi faktin se ''e ardhmja e lideres opozitare ukrainase e burgosur Julia Timoshenko do të kishte një impakt vendimtar mbi një afrim eventual të Ukrainës me Bashkimin Evropian''.
Ai theksoi se negociata po zhvilloheshin për mundësimin e garantimit të një trajtimi mjekësor në Gjermani për ish-kryeministren ukrainase.
''Berlini ka një interes strategjik madhor që Kievi të nënshkruajë një marrëveshje associimi me BE-në këtë vit, por progreset në fushën e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës do të jenë vendimtare'', theksoi ministri në përfundim të një takimi me homologun ukrainas, Leonid Kojara.
(a.k/ata/BalkanWeb)