E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, qëllohet me armë një"Fuoristradë", autori me maskë

TIRANE - Rreth orës 21:30, të shtëna me armë janë dëgjuar në zonën e ish-Bllokut dhe dyshohet se ato janë drejtuar ndaj një "Fuoristrade BMW X5".  Nuk janë raportuar të plagosur. Si rrjedhim, policia ka shoqëruar në komisariat një person, i cili po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Autori i dyshuar mendohet se është rreth 1.75 i gjatë, i veshur me xhinse, xhiboks të bardhë dhe maskë. Ai është larguar nga shkolla “11 Janari” në drejtim të stadiumit “Dinamo”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›