Farnesina: Italia do të vendosë brenda 24 orësh mbi çështjen Snowden
ROMË - Qeveria italiane ''po shqyrton situatën dhe do të bëjë publik vendimin e saj shumë shpejt lidhur me çështjen Snowden'', që përfshin edhe kërkesën për azil politik të paraqitur nga ''spiuni'' i ''Datagate'' drejt Italisë, njoftuan burime zyrtare nga Ministria e Jashtme italiane (Farnesina).
''Qeveria do të bëjë publoik vendimin e saj brenda 24 orëve'', theksuan burimet, që shtuan se gjatë pasdites ministrja e Jashtme, Emma Bonino do të referojë para Komisionit për Çështjet Kushtetuese dhe atij të Jashtëm në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat mbi çështjen ''Datagate''.
''Kemi parashikuar terma të shenjta për të marrë një vendim mbi qëndrimin italian lidhur me çështjen në fjalë. Në këtë kuadër do të shqyrtohet edhe kërkesa për azil e paraqitur Italisë, nga Snowden nëpërmjet faksit nga Moska. Kërkesa paraqet një anomali proceduriale duke qenë se azilkërkuesi duhet të ndodhet në territorin e vendit të cilit i drejtohet për azil politik'', theksonin burimet nga Farnesina./
(a.k/ata/BalkanWeb)