E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kajro

OTAVA - Kanadaja shpalli sot mbylljen e përkohshme të ambasadës së saj në Kajro, për shkak të arsyeve të sigurisë, ndërkohë që presidenti egjiptian, Mohamed Morsi, ndaj të cilit po protestohet masivisht, ndodhet në konflikt me ushtrinë.

"Ambasada e Kanadasë në Kajro do të pezullojë aktivitetet e saj për arsye sigurie, deri në dhënien e një urdhri të dytë", deklaroi ministri kanadez i Punëve të Jashtme përmes llogarisë së tij në "Twitter".
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›