Më shumë ndërgjegjësim për kancerin në mitrër
TIRANE - Mbi 140 gra në Shqipëri humbasin jetën nga kanceri i qafës së mitrës dhe 25 raste të reja në 100 mijë gra identifikohen cdo vit. Këto shifra të cilat krahasuar me vendet e Evropës Lindore janë më të larta u bënë publike nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë konferencës së dytë kombëtare për parandalimin e kancerit në qafën e mitres. Ministri Vasili tha gjithashtu se përqindja më e madhe e vdekshmërise nga kjo sëmundje vjen për faktin se gratë shqiptare nuk janë të informuara për ta parandaluar atë në kohë. Kreu i shëndetësisë renditi një sërë objektivash të ministrisë që ai drejton për informimin, parandalimin dhe kurimin e kësaj sëmundjeje. Rreth 250 mijë gra në botë preken cdo vit nga kanceri i qafës së mitres dhe në cdo dy minuta një grua humb jeten. Sipas specialistëve mos vaksinimi është një ndër shkaqet kryesore të prekjes dhe vdekshmërisë nga kjo sëmundjeje. Ndërsa në Shqipëri jepen mesazhe për vaksnim në Evropë vaksina injektohen tek femrat mbi 10 vjec. (News 24/BalkanWeb)