E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregdeti i Kurbinit, në rrezik nga ndotja

Në bregdetin e fshatit Adriatik në rrethin e Kurbinit ndodhet një brez prej 6 km gjatësi e cila çdo vit pret pushues nga Kurbini Kruja Tirana por edhe nga qytete të tjera të vendit. Por situata e përvitshme e ndotjes nga plehrat ka larguar dhe më shumë pushuesit pasi mbetjet

inerte dhe mbeturinat e përhapura ngado janë rrezik për infeksione të mundshme. Mbeturinat që mblidhen në këtë bregdet vijnë nga Lumi i Tiranës dhe Krujës të cilat tregojnë dhe pamjet. Sipas kryetarit të një prej komunave të kësaj zone Ded Keraj janë kërkuar çdo vit investime për të pastruar rërën e këtij plazhi por ka qenë përpjekje e dështuar pasi askush nga organet kompetente që merren me pastrimin e mirëmbajtjen e tij nuk është kujtuar për këtë zonë. Zona është pastruar vetëm nga vetë banorët dhe është mirëmbajtur në mënyrë të vazhdueshme nga ta. Në këtë zonë një biznesmen Italian i cili ka vëzhguar  bregdetin ku do të kryejë një investim dhe do të realizojë dhe shtrimin e rrugës 4.5 km të gjatë e cila do tu vijë në ndihmë pushuesve të shumtë. Ky bregdet nga kryeqyteti është vetëm 45 km

Last Updated on E Premte, 09 Prill 2010 19:57

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›