E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të vdekur në 2 aksidente rrugore në akset nacionale

TIRANE- Tre persona kanë humbur jetën, në dy aksidente të ndryshme automobilistike të ndodhura brenda pak orësh. Aksidenti i parë ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin Korcë-Pogradec, pranë fshatit Çiflig. Dy persona janë përplasur për vdekje teksa po tentonin të shtynin nga prapa një makinë.

Sipas policisë dy viktimat së bashku me 25 vjecarin Vilgerd Vojkollari, kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin mjet. Në një moment makina me targa TR 2616 I është ndalur, pasi kishte pësuar një defekt.

Dy viktimat, Genti Çauku 30 vjeç dhe një 50-vjecar ende i paidentifikuar kanë dalë prapa për ta shtyrë, ndërsa kanë lënë në timon Vilgerd Vojkollarin. Mesaduket një manovër e gabuar e 25 vjecarit ka bërë që makina të ecë prapa duke përplasur për vdekje dy viktimat.

Aksidenti i dytë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë- Elbasan. Një grua ka vdekur dhe një person tjetër është plagosur teksa automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Për momentin nuk dihet identiteti i të lënduarve në aksident ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur.
(Suela Gera/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›