Bregdeti,ish-pronarët: Qeveria të kthejë tokat
Ish-pronarët e tokave në bregdet duket se po harxhojnë çdo formë dhe mënyrë të kërkimit të pronave të tyre dhe po e shohin zgjidhjen vetëm në gjykatën e Strasburgut. Anëtari i shoqatës së BORSH-it, Kastriot Hajdini u shpreh se kërkonin vëmendjen e qeverisë dhe se ata dispononin fakte që këto toka u përkasin me të drejtë. Nëse nuk veprohet Hajdini u shpreh se janë të gatshëm që ta çojnë çështjen deri në gjykatën e Strasbugut.
Ish-pronarët e tokave kërkojnë tokat që ndodhen në bregdet si një e drejtë që u përket dhe zbatimin e ligjit 7501.