BE mban samit për ekonominë më 11 shkurt

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) do ta mbajnë një samit të jashtëzakonshëm më 11 shkurt në Bruksel, me fokus në forcimin e ekonomisë.
Duke e paralajmëruar këtë samit, presidenti i ri i BE-së, Herman Van Rompi, tha se bllokut me 27 vende anëtare, i duhet më tepër rritje ekonomike në mënyrë që "ta ruaj mënyrën evropiane të jetesës".
Spanja, që aktualisht kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian po punon paralelisht me zotin Rompi dhe ka deklaruar se ekonomia është në fokus të presidencës së saj.