METE: Nuk kemi importuar energji elektrike

Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës ka reaguar pas deklaratave të PS-së se qeveria është shkaktare e situatës në Shkodër sepse ka blerë energji elektrike, ndërkohë që gjendja e liqeneve ka qenë e tejmbushur. Zëdhënësja e kësaj ministrie Matilda Merxhani në një konferencë për shtyp theksoi se deklaratat e PS-së janë shpifje përpara opinionit publik në lidhje me shkaktarët e përmbytjes në zonën e Shkodrës.
"Qeveria dhe ndërmarrjet e saj nuk kanë importuar asnjë kilovat orë energji elektrike që mbas privatizimit të OSSH-së dhe se importi bëhet vetëm nga ky institucion me fondet e tyre sipas detyrimeve kontraktore të privatizimit theksoi Merxhani duke theksuar se akuzat se qeveria importon është thjeshtë një shpifje e pamoralshme.