E Diel, 1 Nëntor 2026

OPEC nuk rrit nivelet e prodhimit të naftës

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) arriti një konsensus për ruajtjen e niveleve të prodhimit të naftës dhe për çmime më të favorshme, konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm, Abdullah Al Badri, në prag të një takimi të kartelit në Luanda. Al Badri tha se për vitin e ardhshëm nuk është programuar asnjë rritje e prodhimit të naftës nga OPEC. Nëse ju shikoni çmimet, ato janë shumë favorshme, por nëse ju shikoni ofertën dhe kërkesën, kryesisht stoqet,

ato janë më të larta, konfirmoi Al Badri duke shtuar se OPEC do t'i çojë ato sërish në nivele të arsyeshme.  Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, organizatë kjo që siguron 40 për qind të arit të zi botëror, konfirmoi përveç të tjerash se dëshironte një respektim më të mirë të kuotave të prodhimit. Në fund të vitit 2008, OPEC u angazhua të tërheqë nga tregu i naftës 4,2 milionë fuçi naftë në ditë, me qëllim për të penguar një ulje të kursit të arit të zi, që arriti deri në 30 dollarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›