E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/Presidenti serb Tadiç mbërrin në Manastirin e Deçanit

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka mbërritur të mërkurën në mesditë në Manastirin e Deçanit, për të marrë pjesë në ceremoninë e Krishtlindjes Ortodokse.
Tadiçin e ka pritur peshkopi Teodosije, iguman i manastirit, dhe pastaj presidenti serb është përkulur para eshtrave të Stefan Deçanskit të shenjtë, një monark mesjetar serb nga shekulli XIV. Ceremonia mbahet në mesnatë dhe të nesërmen në mëngjes, përcillet me liturgjinë e shenjtë. Për momentin detaje të tjera nuk janë dhënë as në Kosovë. Manastiri i Deçanit, që ndodhet në Kosovën Perëndimore, është ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore e fetare serbe. I ndërtuar që në shekullin e XIV-t, ai ndodhet nën përkujdesjen e UNECSO-s. Vizita e presidentit të Serbisë po realizohet me lejen e qeverisë së Kosovës, e cila e ka aprovuar kërkesën e tij, por ka kërkuar që ajo të ketë karakter fetar dhe të mos keqpërdoret për qëllime politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›