E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregoviç e Wolf koncert në Durrës

 

Eagle Mobile do të sjellë në Shqipëri muzikantët me famë botërore Goran Bregoviç dhe Laurent Wolf. Kompania do të sjellë në dy netët e “Eagle Summer Nights” në kompleksin Tropikal të plazhit të Durrësit, tingujt mahnitës të Goran Bregoviç dhe performancën e shkëlqyer të Laurent Wolf. Dy këngëtarët do të performojnë në Durrës më 8 dhe 9 gusht në kompleksin “Tropikal”. Bregoviç vjen për të performuar krijimet e tij më të mira. Abonentët Eagle mund të dërgojnë një SMS që kushton vetëm 9 lekë në numrin 15189, duke shkruar emrin, mbiemrin dhe moshën, për të pasur mundësinë të marrin 2 bileta falas, që janë të vlefshme për dy netët. Përzgjedhja elektronike e 1000 fituesve do të bëhet më datë 3 gusht 2009. Të gjithë fituesit do të njoftohen me nga një SMS, dhe do të informohen për vendin dhe orarin e tërheqjes së biletave në një njoftim që do të botohet në gazetat ditore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›