Shpejtesia e madhe vret pese veta ne nje makine
Nje aksident i rende automobilistik ka ndodhur dje pasdite rreth ores 1730 ne aksin rrugor Ura e Lumit-Valare ne Gjirokaster ku kane gjetur vdekjen pese persona dy burra dhe tre gra te gjithe te aferm me njeri-tjetrin nga Zagoria.
Dy automjetet qe u perplasen me njeri-tjetrin disa metra ne hyrje te fshatit Valare te Komunes se Lunxherise ishin nje fuoristrade tip Mitsubishi me targa Gj1410B dhe nje veture Mercedes Benz me targa Gj9473A. Disa minuta pas aksidentit ne vendngjarje kane shkuar sherbimet e Njesise Rajonale per Qarkullimin Rrugor Gjirokaster patrulla e pergjithshme e Komisariatit te Policise Gjirokaster dhe skuadra e repartit zjarrfikes.
Sipas policise gjate aksidentit te ndodhur ne afersi te fshatit Valare automjeti tip Mitsubishi Pajero qe drejtohej nga shtetasi Thoma Qendro qe ishte me drejtim levizjeje nga Gjirokastra per ne Zagorie eshte perplasur me veturen Mercedes Benz qe drejtohej nga shtetasi Mystehak Zhupa me drejtim levizjeje nga Komuna Lunxheri per ne Gjirokaster. Si pasoje e perplasjes koke me koke fuoristrada ka dale nga rruga dhe eshte perplasur ne kanalin anesor te saj. Brenda kesaj makine ka gjetur vdekjen e menjehershme shoferi Thoma Qendro i vitlindjes 1981 nga Zagoria e Gjirokastres. Nderkaq jane plagosur rende dhe me pas kane gjetur vdekjen ne spital edhe kater persona te tjere qe udhetonin ne te njejten makine. Sipas te dhenave zyrtare te policise personat qe kane gjetur vdekjen jane te gjithe nga fshati Zagorie dhe kane lidhje gjaku me njeri-tjetrin. Ata jane Thoma Qendro 29 vjec nena e tij Froso Qendro 53 vjece Lida Qendro 40 vjece Zoga Sotiri 83 vjece dhe Ksenofon Meksi 58 vjec.
Mesohet se drejtuesi i automjetit tip Mercedes Benz Mysteak Zhupa 58 vjec nga Gjirokastra qe udhetonte i vetem ne automjetin e tij nuk ka pesuar lendime dhe eshte shoqeruar ne ambientet e Policise Rrugore Gjirokaster per veprime te metejshme.
Burimet e policise bene te ditur se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e automjetit te drejtuar nga viktima Thoma Qendro. Grupi hetimor paraprakisht ka konstatuar se automjeti tip lsquoMitsubishi qe drejtohej nga shtetasi Thoma Qendro si pasoje e shpejtesise se madhe ka humbur kontrollin ka dale nga rruga dhe eshte futur perseri ne rruge ku edhe eshte perplasur me automjetin tip lsquoMercedes Benz e me pas eshte batuar perseri jashte rruge shkruhet ne komunikaten e policise. Policia po punon per zbardhjen e plote te shkaqeve te ketij aksidenti te rende nderkohe qe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.