E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqatat Partite te zbatojne kushtet

Deklarata

Vendimi i Parlamentit Europian pro heqjes se vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen u pershendet dje nga ana e fondacioni per Shoqerine e Hapur per Shqiperine. Ky fondacion i cili ishte nismetar i Deklarates se Perbashket te Shoqerise Civile per Liberalizimin e Vizave i bere nga mbi 50 organizata jofitimprurese shqiptare gjeti rastin ti bente apel edhe forcave politike te permbushnin detyrimet qe rridhnin nga ky proces. Gjithashtu OSFA u ben perseri thirrje forcave politike ne Shqiperi tu drejtohen qeverive te vendeve anetare te BE-se institucioneve te BE-se dhe ne vecanti Keshillit te BE-se per te shprehur qarte dhe njezeri zotimin e tyre afatgjate per ruajtjen dhe permiresimin e standardeve te arritura deri me tani ne kuader te liberalizimit te vizave theksohet ne njoftimin per shtyp te fondacionit. Po keshtu ky fondacion thekson se ne kuader te liberalizimit te vizave OSFA do te mbeshtese fushata informimi per qytetaret shqiptare per kushtet e levizjes pa viza ne zonen Shengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›