E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busek Mungesa e respektit per sundimin e ligjit problemi i Shqiperise dhe Bosnjes

Vendimi Parlamenti Europian i hap rruge liberalizimit te vizave me 538 vota miratohet rezoluta Fajon

538 eurodeputete perfaqesues te 27 vendeve anetare te Bashkimit Europian ne Parlament i thane dje po levizjes se lire te shqiptareve dhe boshnjakeve ne Europe. Por ne seancen e djeshme raporti i eurodeputetes sllovene Tanja Fajon i rekomanduar ne PE permes Komisionit Europian u kundershtua nga 47 eurodeputete dhe po keshtu mori abstenimin e 41 te tjereve. Pas ketij votimi permes nje komunikate per shtyp kryetari i Parlamentit Europian Busek i beri thirrje lidershipit te Shqiperise dhe Bosnjes qe te punojne me fort per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Sipas tij nese drejtuesit e ketyre vendeve duhet te vazhdojne rrugen drejt integrimit atehere ata duhet te vijojne me vrull reformat. Po keshtu Busek kerkoi qe perkushtim te madh keto dy vende ti vendosnin zbatimit te ligjit dhe reformes ne sistemin e gjyqesorit. Por nga ana tjeter ai theksoi se rendesi te madhe kishte edhe klima politike. Mungesa e respektit per sundimin e ligjit ne nivele te ndryshme kercenimet per pavaresine dhe efektivitetin e gjyqesorit si dhe perkeqesimi i metejshem i klimes politike mes vete forcave politike jane problemet qe ndikojne ne te dyja vendet dhe qe duhet te adresohen me vendosmeri thekson ne deklaraten e Presidentit te PE-se.

Miratimi i propozimit te KE-se me shumice derrmuese nga Parlamenti u shoqerua me ovacione nga perfaqesuesit e Shqiperise dhe Bosnjes ne sallen plenare te PE-se ne Bruksel dhe beri jo pak entuziaste eurodeputeten e Sllovenise iniciatoren e ketij drafti Tanja Fajon. Pas votimit ne Parlament eurodeputetja dha edhe nje konference shtypi ku theksoi se ky votim kishte nje rendesi te madhe per realizimin e aspirates se dy vendeve ne Ballkan. Ne fjalen e saj Fajon theksoi se ndonese Shqiperia dhe Bosnja i permbushen kriteret dhe e meritonin kete votim ende duhet te vazhdonte puna sensibilizuese per detyrimet dhe kufizimet qe kishin shqiptaret ne kete proces. Deshiroj te porosis gjithe qytetaret shqiptare ta dine qe udhetimet kane disa kufizime. Ata nuk kane te drejte te kerkojne leje qendrimi sepse ky eshte nje kufizim nga BE-ja. Pra une shpresoj se gjithcka do te shkoje ne rregull dhe u uroj mireseardhjen theksoi Fajon. Por pervec qytetareve nje mesazh te rendesishem eurodeputetja sllovene i dha dhe klases politike shqiptare. Sipas saj pas dhenies se ketij besimi nga ana e PE-se politika ne vend duhet te jete e matur dhe te kete nje dialog konstruktiv mes paleve. Deshiroj te porosis klasen politike qe te jete me e matur. Nuk ndjehem mire kur shoh se njerezit shqetesohen nga politika prandaj duhet te kete nje dialog shume konstruktiv mes paleve politike beri te qarte Fajon. Sipas saj heqja e vizave eshte nje hap shume i rendesishem dhe prandaj qytetaret e institucionet duhet te vazhdojne te ecin ne rrugen e duhur. Propozimi per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen u be me 27 maj nga Komisioni Europian. Ky propozim erdhi rreth gjashte muaj pas liberalizimit te vizave nga ana e BE-se per vendet e tjera te rajonit sic ishin Serbia Maqedonia dhe Mali i Zi. Propozimi erdhi ne kete kohe nisur edhe nga fakti se shqiptaret dhe boshnjaket ishin te vetmit qytetare ne te gjithe Ballkanin qe nuk mund te leviznin dot te lire ne zonen Shengen duke u perceptuar here-here edhe si ndeshkim per numrin e madh te popullsise myslimane ne keto vende. Tashme prova e radhes dhe e fundit per procesin e liberalizimit te vizave ne keto dy vende mbetet mbledhja e 8 nentorit e ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian. Ministrat e 27 vendeve anetare te BE-se do te marrin vendimin perfundimtare nese shqiptaret dhe boshnjaket do te mundin te udhetojne pa viza drejt zones Shengen brenda ketij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›