Bregu: Komisionerët e PD-së nuk bllokojnë numërimin e votave

Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu ka hedhur poshtë deklaratat e PS-së së procesi I numërimit të votave është bllokuar për shkak të komisinerëve të PD-së. "Nuk është bllokuar numërimi i votave në Paskuqan dhe komisioneri i PD-së nuk është larguar, e njëjta situatë është edhe në qendrat e tjera", tha ajo. Sipas Bregut, të gjitha problematikat që mund të vërehen gjatë numërimit duhen zgjidhur duke respektuar kodin zgjedhor. Bregu tha se në Bushat është bllokuar numërimi i votave nga kandidati i PS-së, Tom Doshi. Zëdhënësja e qeverisë tha se procesi i numërimit duhet të mbyllet sa më shpejt, por pa cënuar standartet e numërimit. Bregu u shpreh e bindur për fitoren e PD-së në rang kombëtar.