E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Komisionerët e PD-së po bllokojnë numërimin e votave

Partia Socialiste, nëpërmjet zëdhënëses Armela Ymeraj në një deklaratë për shtyp tha se PS-ja po monitoron me imtësi numërimin e votave. Sipas saj të dhënat e deritanishmë janë provizore pasi mbeten edhe 25% e votave për t'u numëruar. Partia Socialiste i ka bërë thirrje medias që të jetë e matur në raportimet e saj për rezultatet e zgjedhjeve. Sipas Ymerajt në disa qendra votimit procesi i numërimit është bllokuar për shkak të komisionerëve të PD-së. "Në KZAZ 47 në Tiranë numërimi është bllokuar pasi ka dhënë dorëheqejëns sekretari i komisionit, përfaqësues i PD-së. Edhe në KZAZ-në 46 militantë të PD-së po ushtrojnë presin mbi grupet e numërimit", tha ajo. Sipas Ymerajt procesi i numërimit është bllokuar edhe në Fier, Lushnjë, Berat dhe Vlorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›