PS: Po bllokohet procesi i numërimit të votave

Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Isalmi në një konferencë për shtyp deklaroi se rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve janë paraprake dhe se nuk mund të tregojnë fituesin e zgjedhjeve. Islami akuzoi kryeministrin Berisha se po bllokon procesin e numërimit të votave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. "Berisha të mos bllokojë procesin e numërimit. Nëse vazhdon bllokimi i numërimit të votave ne do ngarkojmë me përgjegjësi kryeministrin për prishje të procesit", tha Islami. Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, tha se selia rozë i është drejtuar ndërkombëtarëve për të ndjekur numërimin në Elbasan, Fier, Tiranë edhe në Shkodër.