E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh/ Mbyllet numërimi, fiton PD-ja

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka përfunduar proçesi i numërimit të votave në KZAZ-në e bashkisë së Gramshit. Në këtë KZAZ numërimi i votave nisi rreth orës 01.00 të së hënës, disa orë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimeve për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, dhe gjithçka sipas burimeve, vijoi normalisht deri në përfundimin e tij.
Nga burime zyrtare të KZAZ-së së Gramshit mësohet se PS ka marrë 6505 vota, PD 3816 vota dhe LSI 1166 vota. Në bashkinë e Gramshit u thirrën për të votuar 25.077 zgjedhës në 97 qendra votimi. Në votime morën pjesë 52 për qind e zgjedhësve.
Në Qarku i Elbasanit funksionojnë gjashtë KZAZ, ku deri tani ka përfunduar procesi i numërimit të votave në dy prej tyre, në Peqin dhe në Gramsh. Sipas të dhënave zyrtare në KZAZ-në e Peqinit, Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejton është në avantazh ndaj Partisë Socialiste dhe koalicionit të saj.
Në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, në Qarkun e Elbasani u thirrën në votime 299.663 zgjedhës, në 549 qendra votimi. Pjesëmarrja sipas burimeve, ishte rreth 50 për qind e votuesve të regjistruar. Nga Qarku i Elbasanit do të zgjidhen 14 deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›