Bregu: Kunati im ka biznesin VIP, 3 vjet para se të hyja në politikë
TIRANë- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi sot se kunati i saj, Hektor Ajazi, ushtron biznesin e tij të regjistruar në Regjistrin Tregtar si biznes VIP, prej vitit 2002, pra përpara se ajo të hynte në politikë në vitin 2005.
Përmes një deklarate për mediat, Ministrja Bregu iu përgjigjur pyetjeve të ngritura sot nga Partia Socialiste për përfitimin e ndonjë koncensioni për ndërtim HEC-i nga kunati i saj, Hektor Ajazi.
"Bashkëshorti im, Namik Ajazi, ka një vëlla të vetëm dhe ai quhet Hektor Ajazi, nuk kemi jetuar ndonjëherë në të njëjtën shtëpi, pasi ai ka familjen e tij që prej vitit 1992. Ai nuk është pronar i ndonjë kompanie energjetike, por e vërteta është se gëzon 15 për qind të aksioneve për ndërtimin e një HEC-i së bashku me 6 shoqëri të tjera dhe 7 partnerë të rëndësishëm kombëtarë të lidhur së bashku në një Consorcium", tha Bregu.
Sipas saj, "Kushtetuta dhe ligji shqiptar nuk ndalojnë asnjë biznesmen që të investojë për të zhvilluar një biznes, aq më tepër në energjetikë, një nga fushat më prioritare për zhvillimin e vendit".
"Jam e gatshme të përgjigjem përsëri në rast se PS vërteton se kunati im ka përfituar në mënyrë jo ligjore nën emrin tim ndonjë kontratë koncensionare, apo ka shkelur ndonjë ligj apo rregull të shtetit shqiptar", tha Bregu.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të ngritura sot nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj, mbi bizneset e familjes Ajazi, Ministrja Bregu tha se bashkëshorti i saj nuk ka pasur dhe deri tani nuk ka ndërmend të përfshihet në ndonjë aktivitet apo biznes në fushën e energjetikës.
"Shoqja prokurore, pyetjet e tua dhe të forcës tënde politike me mentalitet vrastar ndaj biznesit vendas, në formatin e hetuesisë standarde të diktaturës, nuk mund të më trembin as mua, as familjen time, as të cënojnë mbiemrin e fëmijëve të mi, sepse këtë lloj hetuesie, familja Ajazi e ka provuar prej 3 brezash në kohën e parardhësve të t'u politikë", iu përgjigj Bregu deputetes socialiste, Ermonela Felaj.
Përmes një deklarate për shtyp, deputetja socialiste Ermonela Felaj kërkoi sot shpjegime nga Ministrja Bregu nëse është përfshirë në koncensionet për HEC-t që i janë dhënë kunatit të saj gjatë kësaj qeverisje.
"Ministrja Bregu duhet të përgjigjet nëse ka në pronësi bashkëshorti i saj Namik Beqir Ajazi ndonjë kompani aktive që ka lidhje me fushën e energjisë dhe nëse kunati, Hektor Beqir Ajazi ka ndonjë kompani aktive që operon edhe sot në sektorin e energjitikës", tha Felaj.
(d.b/BalkanWeb)