Pogradec, pacientëte dializës: Mos na hiqnitransportin me ambulancë
POGRADEC- Rreth 25 pacientë të sëmurë me veshka në qytetin e Pogradecit kryejnë procesin e hemodialzës në spitalin e Elbasanit. Ata kanë probleme me transportin, sipas tyre kjo gjendje është krijuar pas një urdhëri të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për heqjen e ambulancës me të cilën ata udhëtonin dhe vënien në shërbim të transportit urban, kundrejt një pagese prej 500 lekësh të reja, e cila mbulohet nga shteti.
“Ne kemi shumë probleme të tjera, po të paktën këta të na zgjidhte ministria e Shëndetësisë”,- shprehen pacientët të shqetësuar.
Pas dializës këta pacientë që vuajnë nga veshkat shpeshherë kanë rënie të tensionit, rënie të sheqerit, apo probleme të ndryshme, ndërsa u duhet të udhëtojnë me autobuz për disa orë.
(m.a/News24/BalkanWeb)