Bregu-Lohan, marreveshje per kufijte
Qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian nenshkruan dje Marreveshjet Financiare prej 2,65 milione euro per zbatimin e Komponentit te Bashkepunimit Nderkufitar te Instrumentit te Ndihmes se Paraanetaresimit te Bashkimit Evropian (IPA).
Marreveshja u nenshkrua dje pasdite ne mjediset e Ministrise se Integrimit Evropian nga ministrja Majlinda Bregu dhe shefi i delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, ambasadori Helmuth Lohan. Si nje vend potencialisht kandidat, Shqiperia perfiton nga financimet e programit IPA per veprimtari te bashkepunimit nderkufitar ne te dyja anet e kufijve te saj, si me vendet e Ballkanit Perendimor, Maqedonine dhe Malin e Zi, ashtu si edhe me vendet fqinje, anetare te Bashkimit Evropian. Marreveshjet Financiare per 2007 te nenshkruara perfshijne Programin Nderkufitar Shqiperi-Mal i Zi, me nje fond per Shqiperine prej 850000 euro. Rrethet qe perfitojne nga ky program jane rrethi i Shkodres dhe rrethi i Kukesit. Gjithashtu, u nenshkrua Programi Nderkufitar Shqiperi-Maqedoni, me nje fond total per Shqiperine prej 1.1 milione euro, ndersa prej tij perfitojne rrethi i Korces, rrethi i Elbasanit dhe rrethi i Dibres. Programi i nenshkruar dje eshte dhe Nderkufitar Transnacional i Evropes Juglindore me nje fond total per Shqiperine prej 200000 euro, nga i cili mund te perfitojne te gjitha rrethet e vendit, si dhe Programi i Zhvillimit Kufitar te Kukesit, me nje fond total per Shqiperine prej 500000 euro. Rrethi i Kukesit eshte i vetmi perfitues i ketij programi. Dy marreveshje te tjera financiare per vitin 2007, qe kane te bejne me bashkepunimin nderkufitar me Greqine dhe vendet kufitare te Detit Adriatik, pritet te nenshkruhen se shpejti me nje shume prej 4 milione euro. Programet IPA te bashkepunimit nderkufitar ndihmojne popullsite vendase ne te dyja anet e kufijve te zgjidhin ceshtje te interesit te perbashket, duke u bazuar ne rregulla te njesuara. Bashkepunimi nderkufitar i nenshkruar dje do te arrihet keshtu nga nje programim i balancuar i arritur bashkerisht nga strukturat vendimmarrese te Shqiperise dhe vendeve fqinje.
Nis takimi i radhes BE-Shqiperi
Ne vijim te takimeve ndermjet Qeverise shqiptare dhe Komisionit Evropian, nisi dje ne ambientet e Ministrise se Integrimit, takimi i radhes i Grupit te Punes BE-Shqiperi "Per Ceshtjet Ekonomike dhe Financiare", qe do te vazhdoje edhe sot. Ministrja Bregu theksoi se rezultatet e ketyre takimeve pervec monitorimit te reformave, perbejne dhe nje input shume te rendesishem per pergatitjen e Raport Progresit Vjetor, qe Komisioni Evropian boton per Shqiperine, raport ky qe perben nje dokument shume te rendesishem per vleresimin e punes se Qeverise shqiptare dhe jep rekomandimet per reformat.