E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Meta iku per nje karrige

Levizja Socialiste per Integrim u nda nga Partia Socialiste per nje karrige drejtori ne Drejtorine e Ujesjellesit ne Fier! Ky eshte qendrimi me i fundit i ardhur nga kupola roze e konkretisht nga vete kryetari, Edi Rama. Keshtu, ne vijim te turit te tij te dialogimit me qytetaret, kreu i selise roze ka zgjedhur dje jo pa qellim qytetin e Fierit, per te zhvilluar takimet e tij. Kjo, pasi pak dite me pare ne keshillin bashkiak te qytetit pati nje perplasje votash midis keshilltareve te PS dhe LSI-se, ku keta te fundit bashkuan votat e tyre me PD per shkarkimin e kryetarit socialist te ketij keshilli dhe zgjedhjen e kreut te ri, nga radhet e LSI-se. Madje, si per koincidence po dje ne Fier ishte dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta, i cili nuk vonoi te leshonte akuza si per qeverisjen vendore, e drejtuar nga PS, ashtu dhe pushtetin qendror.

Kreu i selise roze, Edi Rama, gjate qendrimit te tij ne Fier ka zhvilluar nje konference per shtyp, ku eshte ndalur pikerisht ne bashkimin e votave mes LSI-se dhe PD-se, per shkarkimin dhe zgjedhjen e kreut te ri te keshillit bashkiak te ketij qyteti. "LSI-ja u prish me PS-ne per karrigen e nje drejtori ujesjellesi. Grupimi i Metes u bashkua me grupimin e Berishes, pikerisht per kete arsye", theksoi Rama, gjate fjales se tij. Nderkohe qe, pas konferences per shtyp, kreu Rama i shoqeruar nga kreu i PS-se ne rang bashkie, Arjon Mucaj dhe kreu i Bashkise Fier, Baftjar Zeqo, jane drejtuar drejt Levanit, per te zhvilluar takimin e radhes. Gjate takimeve me banoret e Levanit, Rama u shpreh se "politika e mllefit nuk nderton nje te ardhme, dhe se PS gjendet cdo dite mes qindra e mijera njerezve, pikerisht per nje mision dhe nje mesazh krejt tjeter: ate te shtrirjes se dores se bashkimit, pavaresisht ngjyrave te flamujve partiake". Per kete arsye, kreu socialist ka bere thirrje per t'u bashkuar, me qellim qe te leme nje atdhe krejt te ndryshem nga ky qe kemi sot.

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate fjales se tij ne takimet me banore te Levanit, duke ndalur ne mosmarreveshjet mes LSI dhe PS, vuri ne dukje se "ju siguroj, se kjo nuk sjell asgje te mire, sepse mllefi nuk eshte as vizion, mllefi nuk eshte as program, mllefi nuk eshte as instrument per te ndertuar te ardhmen. Me mllef nuk ndertohet asgje e mire. Mllefi percan, ndan dhe deshperon, dekurajon dhe paralizon, shpresa, energji". Ne kete menyre, sipas tij, nese do te vijohet ne kete rruge, eshte e sigurt qe rezultati per opoziten do te jete negativ, duke i dhene avantazhe mazhorances aktuale. Per kete arsye, Rama iu drejtua te pranishmeve me fjalet se "ne jemi ketu, per nje mesazh krejt tjeter. Ne jemi ketu, per nje vizion, per nje program dhe per nje shtyse krejt tjeter, qe eshte shtysa per t'i dhene doren njeri-tjetrit dhe per t'i dhene jete nje bashkimi te ri, nje bashkimi qe nuk niset nga fakti se jemi anetare, simpatizant, apo mbeshtetes te nje partie, apo te nje partie tjeter, por qe niset nga fakti se ne radhe te pare jemi shqiptare dhe shqiptare, qytetare e qytetare, kemi nje detyrim me te madh, t'ju leme femijeve tane, kalamajve te sotem te Shqiperise nje atdhe me te mire".

"Une jam ketu per te thene se, pavaresisht se cfare vjen ne adresen tone nga politika e vjeter e mllefit, ne duhet t'i shtrijme doren e bashkepunimit dhe solidaritetit, cdo shqiptare dhe shqiptari qe beson ne nje jete me te mire". Kjo ka qene ftesa e ardhur dje nga kreu Rama per lidershipin e LSI-se. Sipas tij, socialistet nuk duan ndarje, madje po kerkojne arsyet per te qene te gjithe se bashku. "Ne nuk jemi ketu per interesat e vogla dhe as per llogarite partiake, por jemi ketu per interesat e medha te vendit. Nje atdhe te mire nuk mund ta ndertojme me mllef, ndarje, percarje, sherre e ndasi, qe kane ne bazen e tyre thjesht dhe vetem interesat e politikaneve, jo interesat e qytetareve. Kjo eshte nje tradite e shemtuar, e nje politike qe i ka larguar njerezit, e nje politike qe i ka bere njerezit te mendojne se politika eshte dicka e keqe, nga e cila duhet te rrine larg dhe t'i mbajme larg femijet tane", vleresoi Rama, lidhur me kete ceshtje.

O.Xhilaga/Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›