E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, kriteret per investitoret e OSSH

Ne kuader te realizimit te privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se Energjise elektrike, Keshilli i Ministrave miratoi dje kriteret e perzgjedhjes se investitoreve strategjike qe do perfshihen ne kete proces. Keshtu, sipas ketyre kritereve, tenderi do te jete i hapur nderkombetar me nje faze dhe parakualifikim. Sipas percaktimit te qeverise, sasia e energjise se furnizuar perdoruesve fundore, duke pasur parasysh se sasia e energjise elektrike e shitur dhe e matur ne baze te te dhenave operacionale, te vitit 2007 duhet te jete jo me pak se 10000 GWh. Nderkohe, numri i perdoruesve qe u ofrohet sherbimi nga nje operator shperndarjeje duhet te jete jo me pak se 500 mije persona. Kompania duhet te kete pakten 3 vjet eksperience ne menaxhimin dhe operimin e rrjetit te shperndarjes se energjise elektrike nga 110 kV deri ne 0,4 kV, dhe jo me pak se 20 mije km rrjet shperndarjeje.

Gjithashtu, investitoret duhet te kene eksperience jo me pak se 2 vjet ne rastin e nje bashkimi te perkohshem shoqerish, ndersa anetar udheheqes duhet te kete te pakten jo me pak se dy vjet pervoje ne nje treg te energjise elektrike te liberalizuar. Ashtu, sic eshte deklaruar edhe me pare, mendohet qe OSSH-ja do te kaloje ne duart e investitoreve Brenda muajit gusht te ketij viti. Nderkohe, qeveria ka miratuar edhe kompetencat si dhe detyrat qe duhet te kete ky operator pas privatizimit te tij

Kandidatet, 1 miliard euro fitim

Per sa i perket kritereve financiare, kandidatet e mundshem apo ne rastin kur kandidati eshte bashkim i perkohshem shoqerish, te pakten anetari udheheqes duhet te kete pasur nje vlere neto (vlera totale e aseteve aktive minus vleren totale te detyrimeve pasive jo me pak se 1 miliard euro ose ekuivalentimin e saj ne fund te cdo viti per tri vitet e fundit financiare. Kandidati i mundshem ose, ne rastin e nje bashkimi te perkohshem shoqerish, te pakten anetari udheheqes duhet te zoteroje nje shkalle besueshmeria per kreditim, ne valute te huaj ose ne monedhen e vendit te operimit (nese kjo eshte lehtesisht e konvertueshme).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›