PD: Banoret e Kenetes, do te kene shpejt uje 24 ore
Kandidatet e Partise Demokratike ne Qarkun e Durresit, Ferdinant Xhaferri, Albana Vokshi dhe Eduart Halimi zhvilluan dje nje takim me banoret e zones se Kenetes ne Durres. Ne kete takim, deputeti i PD-se, Xhaferri ritheksoi angazhimin e qeverise dhe te kryeministrit Sali Berisha, per ndertimin e nje Ujesjellesi brenda javes, me nje shume prej 1.5 miliarde lekesh, qe banoret e zones te kene uje ne cdo shtepi, duke cuar ujin ne shtepite e 2762 familjeve. Sipas Xhaferrit, kryebashkiaku i meparshem i Durresit, Koka dhe ai aktual Dako nuk kane moral te vizitojne banoret e Kenetes, pasi per plot 8 vite, investimet ne kete zone jane zero. Sipas kandidateve te PD-se, ne ndryshim nga te majtet, qeveria e djathte i ka mbajtur te gjitha premtimet qe ka dhene, jo vetem ne kete zone por ne te gjithe vendin. Sipas tyre, te tjera investime dhe projekte te medha do te realizohen ne kater vitet e ardhshme, ne rast te nje mandati te dyte per qeverine.
Kartat e identitetit
Opozita
Kartat e identitetit
Opozita