Bregu: “Në vjeshtë mbyllet ratifikimi i plotë”
Autori i Lajmit: red.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim- Stabilizimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, dokumenti sipas Ministrisë së Integrimit ka mbetur pa u ratifikuar nga dy shtete: Gjermania dhe Greqia. Ndërkohë që Franca është në fazën e fundit të ratifikimit të saj në Senat. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka konfirmuar në një prononcim publik se këto dy vende do të mbyllin ratifikimin e MSA-së në vjeshtën e këtij viti. Ajo tha se “nuk ka të shprehur asnjë lloj shqetësimi politik dhe asnjë lloj klime mosbesimi, asnjë lloj problematike, e cila të na jetë adresuar ne, palës shqiptare, dhe që të bëjë të pamundur ose të vështirësojë ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me vendet që kanë mbetur. Megjithë parashikimin tonë, që MSA të përmbyllej brenda gjashtëmujorit të parë të 2008-ës, pra brenda qershorit dhe verës së këtij viti, ne do të kemi një mbyllje të plotë të ratifikimit dhe nga vendet që kanë ngelur brenda periudhës së fillimvjeshtës 2008. Të paktën, këto janë premtimet nga kontaktet me kanceleritë perëndimore të vendeve, të cilat nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen me Shqipërinë, duke njohur një hyrje në fuqi të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit nga fillimi i vitit tjetër”, - ka nënvizuar ministrja. Duke u ndalur tek procesi i përafrimit të legjislacionit me Akir Komuniter, Bregu tha se në dy sesionet e fundit janë miratuar në Parlament rreth 150 akte ligjore, që janë pjesë e listës së ligjeve që duhen përshtatur, ndërkohë që konfirmoi se janë dhe 110 akte të certifikuara. Ajo, ndër të tjera, tha: “Bëhet fjalë këtu për ligje të miratuara nga Parlamenti shqiptar, iniciativa ligjore të cilat janë vlerësuar si të domosdoshme, por dhe pjesë e planit kombëtar të punës së përmirësimit të MSA-së. Janë 30 iniciativa ligjore, të cilat i përkasin fushës së drejtësisë dhe çështjeve të brendshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave, me respektimin e të drejtave të njeriut, me mbrojtjen e të miturve, pra përmirësimin e sistemit të drejtësisë për të miturit, modernizimin e gjendjes civile, menaxhimin e integruar të kufijve, të gjithë elementët e domosdoshëm dhe që do të ndihmojnë për hedhjen e një hapi tjetër të rëndësishëm. Pra, për plotësimin e liberalizimit të lëvizjes së lirë, atë të vizve. Ajo çka ka më shumë rëndësi në këtë mes është që flasim për një vendosmëri dhe marrjen me seriozitet të plotësimit të detyrimeve që vijnë nga pala evropiane, pra janë shprehje e një politikëbërjeje dhe e një qeverisjeje të përgjegjshme, serioze. Dhe që sigurisht do të sjellë një impakt politik në vend”. Tjetër proces i rëndësishëm i përafrimit të legjislacionit me BE është dhe përkthimi. Bregu tha se, për të kontrolluar cilësinë e përkthimit, në Ministrinë e Integrimit do të ngrihet drejtoria përkatëse që do të koordinojë punët në të gjitha ministritë. “Drejtoria e Përkthimit, që do të ngrihet në ministri, do të merret me menaxhimin e cilësisë së përkthimit, me kontrollin e kësaj cilësie. Do të ketë një bord, i cili do të jetë po prapë në nivel specialistësh në këtë drejtori, pra me redaktorë të gjuhës shqipe dhe njëkohësisht asaj angleze, dhe juristë që njohin shumë mirë terminologjinë evropiane. Do të ketë një volum shumë të madh pune, por ne kemi filluar së pari, dhe përpara ngritjes së kësaj drejtorie, punën për inventarizimin e paketës ligjore, e cila është tashmë e përkthyer, pra paketës së ligjeve evropiane, e cila është përkthyer dhe ekziston në gjuhën shqipe”. Sipas ministres, procesi i përafrimit dhe i përkthimit të legjislacionit evropian do të vazhdojë të kryhet edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku gjatë kësaj kohe në vendet anëtare të saj vazhdojnë të miratohen ligje të reja.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008