“Unë isha në takimin Karaxhiç-Hollbruk”
Autori i Lajmit: red.
Një ish-ministër i Jashtëm serb ka thënë se ka qënë dëshmitar i marrëveshjes sekrete mes ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, dhe Ndihmës-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Riçard Hollbruk.
Aleksa Buha i tha Radio Beogradit dje se ai kishte qënë i pranishëm kur Karaxhiçi u takua me Hollbrukun në vitin 1996. Buha pretendon se Karaxhiçi dhe Hollbruku ranë dakord, se Karaxhiçi nuk do të ndiqej penalisht nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte, po të largohej nga jeta publike.
Departamenti Amerikan i Shtetit e hodhi poshtë të enjten ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë, ndërsa Hollbruk tha të premten se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Në një lajm tjetër dje, gazeta Blic e Serbisë njoftonte se Karaxhiçi mbrohej nga Shtetet e Bashkuara.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Blicit, ish-ambasadori amerikan në Serbi, Uiliam Montgomeri, e hodhi poshtë idenë e ekzistencës së një marrëveshjeje me Karaxhiçin, duke e quajtur gjithë këtë histori një klishe të vjetër dhe qesharake.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008