LSI: “Protesta masive qytetare kastës Rama –Berisha”
Autori i Lajmit: red.
LSI ka përgatitur një valë protestash ndaj Bashkisë së Tiranës për shkatërrimin e zonave të gjelbërta në ambientet pranë parkut të Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së deklaroi se protestat do të vijojnë deri sa të hiqet dorë nga shkatërrimi i hapësirave në Tiranë. Vasili ka denoncuar edhe një herë masakrën betonizuese të Tiranës, që sipas tyre, është programuar dhe vendosur nga bashkëpunimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës me kryeministrin Berisha. Në një dalje publike ai ka thënë se tashmë me Ramën dhe Berishën do të përballemi me protesta masive dhe qytetare. Ai tha se “në vijim të informimit të qytetarëve, lidhur me këtë aferë të përmasave të jashtëzakonshme, një fakt tjetër skandaloz është e ashtuquajtura detyrë e projektimit të disa muajve më parë, të Bashkisë së Tiranës për zonën përgjatë Liqenit Artificial që përfshin Kopshtin Botanik, kompleksin “Dinamo” dhe zonën e Gardës së Republikës. Kjo detyrë projektimi bazohet në një vendim të KRRT-së së Tiranës në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën mbledhje, kur vendosej edhe për asgjësimin e klubit sportiv “Partizani”. Opinioni publik duhet ta dijë mirë se asnjë prej këtyre objekteve nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës dhe konkretisht Garda e Republikës dhe kompleksi sportiv “Dinamo” administrohen nga Ministria e Brendshme dhe Kopshti Botanik nga Universiteti i Tiranës e, për më shumë, vendndodhja e tij është në territorin e administruar nga komuna e Farkës. Bashkia thotë “është një zonë me destinacion sportiv dhe duke qenë se klubi “Dinamo” do të shpërngulet dhe trualli, do t u kthehet pronarëve, kjo kthehet në një zonë së cilës duhet t i studiohet mënyra e zhvillimit urban”. Ligji për sportin që ishte në fuqi e pengonte në mënyrë të prerë një veprim të tillë, i cili është totalisht i paligjshëm. Ku e dinte Bashkia e Tiranës se ligji do të ndryshonte? Pra është e qartë se siguria e saj rridhte nga konsensusi midis Ramës dhe Berishës se ligji do të bëhej posaçërisht për të ligjëruar aferën e përgatitur kohë më parë. Parku botanik likujdohet nga studimi me 6-7 fjalë “është një zonë e cila nën mungesën e një mirëmbajtjeje në vite e ka humbur funksionin e saj”. Po kështu për kompleksin e pishinave një argument është se “ekzistencën për një farë kohe të një ndërmarrjeje të prodhimit të fidanëve në gjithë zonën që e pengonte për këtë periudhë zhvillimin e ambienteve sportive” dhe mbyllet argumentimi me një fakt tjetër“ interesimin gjithmonë e më të madh nga ana e pronarëve të terrenit dhe investitorëve për investime të karakterit të banesave.” Sot të gjithë janë të rrezikuar dhe të gjithë duhet të reagojnë pa humbur kohë. Qyetarë të thjeshtë, pjesëtarë të shoqërisë civile, sportistë e sportdashës të Partizanit, Dinamos e të tjerë, politikanë të të gjithë spektrit politik, organizata rinore dhe të grave për të mos lejuar në asnjë mënyrë një krim historik të përmasave të tilla, që godet Tiranën e qytetarët e saj, por edhe gjithë Shqipërinë duke e përballur të gjithë vendin me rrezikun e shitjes dhe shkatërrimit, si pasojë e kapjes së shtetit dhe krijimit të kastës Rama-Berisha. LSI do të dalë në protesta masive për këtë qëllim, organizuar nga shoqata, individë dhe shoqëri civile dhe çdo qyetatar në mbështetje të tyre dhe hapësirave të gjelbërta në qytetin e Tiranës”, - përfundoi Vasili në fjalën e tij.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008