Vlerat e kalasë pasuri e rrallë kombëtare
Autori i Lajmit: red.
Kishat e ndërtuara në brendësi të kalasë së Beratit,janë perla të arkitekturës mesjetare,të pasura me afreske të periudhës bizantine e past-bizantine, të shumë autorëve anonimë e piktorëve të shek. XII-XIV, deri tek mjeshtrit e mëdhenj të shek. XV, si Onuftri dhe i biri Nikolla. Pjesën më të madhe të sipërfaqes së Kalasë së Beratit, e shpallur pasuri kulturore, me Vendim të Këshillit të Ministrave, në dt,21.12.2000, zënë 135 shtëpitë e banimit, ku ndër to 5 janë të kategorisë së parë dhe të gjitha lidhen me njëra-tjetrën me rrugica karakteristike. Një nga kishat më të vizituara nga turistë vendas e të huaj në këtë kala, është "Kisha e Fjetjes së Shën Mërisë", e ndërtuar në shek. XVIII, brenda të cilës ndodhet "Muzeu Kombëtar Onufri". Të gjithë vizitorët vendas e të huaj,që vizitojnë kalanë,ndalesën e parë e bëjnë në "Muzeun Mesjatar Onufri" ose siç është quajtur ndryshe "Katedralja e Fjetjes së Shën Mërisë", ku është grumbulluar pjesa më e mirë e vlerave ikonografike, që përmblidhen në një dimension kohor prej 5 shekujsh, duke filluar me ikonat e shek: XIV të shumë autorëve anonimë, në shek. XVI, Onufri, Nikolla, Qiprioti, David Selenica, e deri tek dinastia e piktorëve Çetiri, me të famshmin Johan Çetiri. Sipas drejtorit të Muzeut Ikonografik "Onufri", Kastriot Dervishi, për të rritur më tepër numrin e vizitorëve, që në qytet ekzistojnë qendra informacioni për turistët të sistemit privat, por ky muze ka edhe faqen e tij të ËEB-SIDE në Internet, dhe ka ndryshuar edhe oraret e pritjes së vizitorëve, si në orët e paradites e të pasdites. Duke u ndalur në kishat më të vizitueshme të kësaj kalaje, pas Katedrales së Fjetjes së Shën Mërisë, ka një rrjedhë e koncept logjik të artit ikonografik mesjetar të afreskut dhe ikonografisë, që lidhet me disa kisha si: Kisha e Vllahernës, Kisha e Shën Nikollës, Kisha e Shën Triadhës, Kisha e Shën Todit, Teqja, Kisha e Shën Mëhillit dhe Kisha Kostandini dhe Helena, të cilat janë monumente kulture që përbëjnë një ansambël të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit. Disa prej turistëve vendas, të ardhur për vizitë në këtë kala, janë shprehur të mrekulluar nga bukuria e kësaj kalaje të vjetër e antike, si dhe nga ikonat e pikturat e Onufrit e djalit të tij Nikolla, ku dominon ngjyra e kuqe, e cilësuar si e kuqja e purpurt e Onufrit.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008