Sot përfundon fushata elektorale në Gjilan

Sot përfundon fushata elektorale për zgjedhjen e kryetarit të Gjilanit, ku qytetarët të dielën do të votojnë për herëte tretë për të zgjedhur të parin e komunës së tyre.
Në garën për kryetar të Gjilanit garojnë kryetari aktual Qemajl Mustafa (PDK) e që e ka mbështetjen edhe të partnerëve AKR dhe partive të vogla, si ORA, PSD, PD e KDTP dhe kandidati i LDK-së, Fatmir Rexhepi, që mbështetet nga partnerët AAK e LDD, të cilët njihen ndryshe edhe si Koalicioni Demokratik.
Në raundin e dytë fitues ka dal kandidati i PDK-së Qemjal Mustafa, por pas ankesave të kundër kandidatit nga LDK-ja, Fatmir Rexhepi, KZAP-i, ka kërkuar rivotim.
Procesi zgjedhor për Gjilanin është shqyrtuar edhe nga Gjykatës Supreme, e cila në vendimin e dytë, e ka mbështetur vendimit të dytë të KZAP-it, i cili udhëzonte KQZ-në për rivotim në Gjilan.
(Kosovapress)