Integrimi europian Spahiu Jo pazare me Athinen

Aleanca Kuqezi reagon ashpër ndaj presioneve që I ka bërë Greqia Shqipërisë, lidhur me negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Para pak ditësh, kabllogramet amerikane të bërë publike nga uikiliks flisnin për trysninë që kishte bërë Athina zyrtare për mbajtjen larg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga negociatat për integrimin e Shqipërisë. Aleanca tha se Shqipëria duhet të integrohet në Bashkimin Evropian me dinjitet dhe jo me anë të shit-blerjeve apo pazareve me asnjë vend tjetër.
“Ky është një nga aktet më të turpshme, që çështja kombëtare është ofruar në tavolinë për kompromis. Integrimi i Shqipërisë mundet dhe duhet të kalojë vetëm nëpërmjet Brukselit. ... Dhe jo vetëm integrimi i Shqipërisë, por edhe integrimi i Kosovës dhe integrimi i gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Në jemi për dialog. Ne jemi për kompromis, ne jemi për negociata, por me një kusht: çështja kombëtare nuk mund të jetë pjesë e pazarit të negociatave, qoftë edhe për të shkuar në hënë, jo më për të shkuar në Bruksel. Integrimi i Shqipërisë mundet të kalojë vetëm nga Brukseli. Nuk duhet të kalojë nëpërmjet plotësimit të tekave të Athinës zyrtare”- tha Spahiu.
Spahiu tha gjithashtu se Shqipëria duhet të fokusohet tek plotësimi i 12 rekomandimeve të BE-së. Sipas tij nuk duhet të shpiket rekomandimi i 13, regjistrimi, që është një tekë e Athinës. Ne takim ku merrte pjese dhe shoqeria civile u diskutua dhe mbi marreveshjen e ujerave por edhe mbi ndikimin e shtetit grek ne regjistrimin e popullsise dhe etnise.
Jul Kasapi